30 janar 2009

Markizio, bardhezi deri në 2014-ën

Klubi bardhezi ka arritur një marrëveshje me stafin e mesfushorit për rinovimin e kontratës. Bëhet fjalë për Markizion, i cili të dielën e kaluar në mbrëmje i ka dhuruar Juventusit tri pikë shumë të rëndësishme në përballjen delikate me Fiorentinën. Për mesfushorin e ri është gati një kontratë pesëvjeçare që do të skadojë në qershor të vitit 2014-të. Në orët e ardhshme do të vijë dhe zyrtarizimi nga klubi torinez.