31 janar 2009

Mihajloviç: Di Vaio meriton përfaqësuesen italiane

Trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, vlerëson maksimalisht lojtarin e tij Marko di Vaio. Tekniku i emilianëve deklaron se Di Vaio duhet të jetë pjesë e padiskutueshme e përfaqësues së Marçelo Lipit.“Në këtë moment asnjë nuk është më i mirë se ai, -deklaron Mihajloviçi në prag të ndeshjes së Bolonjes më Fiorentinën. Ai e meriton një vend në përfaqësuesen italiane, sepse në këtë moment nuk shoh ndonjë lojtar që bën më mirë se ai. Jo vetëm për golat, por ai shërben mjaft mirë në punën taktike që bëhet në skuadër”.Bolonja do të presë këtë javë skuadrën e Fiorentinës në fushën e vet. Ky ekip ndodhet në vendin e 16-të me 22 pikë. Edhe në këtë ndeshje Mihajloviç pritet ta mbështesë lojën e tij sulmuese tek Marko di Vaio.