31 janar 2009

Leo Mesi: Me suksese nuk e ndjej lodhjen

Megjithë kalendarin e ngjeshur që është detyruar të përballojë në këtë fillim të vitit 2009, Barcelona vazhdon të tregojë në fushën e lojës se është e papërmbajtshme. Në këtë pikë, Leo Mesi është shumë i kënaqur që skuadra e tij, veç kryesimit në kampionat dhe arritjes në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve, arriti edhe gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës. Argjentinasi shprehet se seria e sukseseve të Barcelonës po e ndihmon të harrojë lodhjen e një sezoni të ngjeshur me impenjime. “Me të vërtetë që ndihem për mrekulli – është shprehur talenti amerikano-jugor, një ditë pasarritjes në gjysmëfinalen e Kupës -. Natyrisht të gjithë po i ndjejmë efektet e një muaji të vështirë, me fare pak kohë për pushim. Por kur gjërat shkojnë mirë, lodhja është më e kapërcyeshme. Ishte e vështirë të kualifikoheshim ndaj Espanjolit, megjithatë në këtë mënyrë e shijojmë më shumë. Ndihem i kënaqur që gjendemi edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit”. Zherard Pike shënoi një nga tre golat që fiksuan dominimin e menjëhershëm të Barcelonës, të enjten në “Kamp Nou”. Por në fund, realizimi i mbrojtësit rezultoi edhe vendimtar, duke parë se Espanjoli shënoi dy herë dhe për pak sa nuk e barazoindeshjen. “Ndodhi që të lëshonim paksa kur shkuam në rezultatin 3-0. Espanjoli luajti mirë, u tregua një rival i denjë dhe na e bëri çdo gjë më të vështirë. Ishte një nga ato ndeshje, në të cilat treguam se duhet të djerësijmë që të fitojmë, pasi nuk ndodh shpesh të arrish të shënosh 4 apo 5 gola – ka shpjeguar Pike -. Atë gol që shënova do ta mbaj mend gjatë”. Edhe trajneri Guardiola beson se Barcelona mund të mësojë shumë nga ajo që ndodhi në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Espanjolit. Gjithashtu paralajmëroi se tifozët s’kanë përse të presintë shënohet goleadë në çdo ndeshje. “Ia dolëm të fitojmë, pas një pune të vështirë dhe na u desh shumë mund për të kapërcyer Espanjolin, ndonëse fiksuam menjëherë një rezultat 3-0. Kështumorëm një mësim të mirë, se nuk duhet të përballojmë asnjë ndeshje me lehtësi, pasi çdo gol i pësuar mund të na penalizojë. E pranoj se jemi nën një situatë presioni, prandaj suksesi i mesjavës është për t’u vlerësuar në maksimum”. Ndërkohë që vazhdon të shtohet bindja se Barcelona mund të fitojë të tre trofetë në këtë sezon, vetë tekniku ka dashur të sqarojë: “Nëse do të ishte aq e lehtë, do t’ia kishim dalë mbanë disa herë gjatë 109 viteve të historisë tonë. Por ja që s’ka qenë kështu”.