31 janar 2009

Bajerni zhgënjen në ndeshjen e parë të vitit 2009

Bajerni i Mynihut ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të vitit 2009, ku është mundur në transfertë nga Hamburgu me rezultatin 1-0. Bavarezët humbin kështu edhe vendin e parë, pasi Hamburgu ka një pikë më shumë se Bajerni dhe Hofenheimi. Ky i fundit do të presë sot Kotbusin.Ndeshja e mbrëmshme ishte spaktakolare, ku të dyja ekipet humbën shumë raste të pastra për shënim. Mlladen Petriç shënoi për Hamburgun një minutë përpara se të përfundonte pjesa e parë e takimit. Sulmuesi kroat tronditi shtyllën edhe në fillimin e pjesës së dytë të takimit. Për Bajernin raste të pastra për shënim humbën Klose dhe Toni. Hamburgu me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 36 pikë, duke pritur ndeshjen e Hofenheimit, i cili do të ndeshet në fushën e vet me Kotbusin. Bajerni mbetet në kuotën e 35 pikëve, duke u rrezikuar të kalohet edhe nga Herta e Berlinit nëse kjo fiton sot përballë Frankfurtit në fushën e vet.Ndeshjet e javës së 18-të të Bundesligës gjermane dhe klasifikimin mund t’i shihni me një klikim në logon e këtij kampionati në homepage.