30 janar 2009

Zapatero - “Perez, mos e vidh Mesin nga Barça!”

Kryeministri spanjoll Zapatero, tifoz i çmendur i Barcelonës, duket se i ka kërkuar një nder Florentino Perezit, kandidatit kryesor për të marrë presidencën e Realit të Madridit: “Kthehu të jesh numri një te klubi madrilen, mjafton që të mos na marrësh Mesin”, duhet të ketë thënë Zapatero, në një bisedë me Perez. Ndërkohë, sipas shtypit, një nga objektivat kryesorë të merkatos madrilene gjatë sezonit të ardhshëm duhet të jetë organizatori i Liverpulit, Ksabi Alonso.