31 janar 2009

Vidiç nuk do mungojë ndaj Interit

Kampionët në fuqi të Evropës nuk do të kenë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve përballë Interit, njërin prej mbrojtësve kyç të skuadrës, Nemanja Vidiç. Qëndërmbrojtësi do të vuajë pezullimin e kartonit të kuq të marrë në finalen e Botërorit të klubeve, që u organizua dhjetorin e shkuar në Japoni. FIFA konfrimoi këtë ndëshkim për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampioneve, pasi ai është kompeticioni ndërkombëtar më i madh, ku Mançesteri merr pjesë aktualisht. Kjo do të jetë mungesa më e rëndësishme e “djajve të kuq”, të cilët do të presin të besuarit e Hoze Murinjos më 24 shkurt. “Sky Sports” konfirmoi dje se Ferguson është shumë i shqetësuar që në përballjen me Interin do t’i mungojnë shërbimet e mbrojtësit serb.