29 janar 2009

Murinjo, favorit për të pasuar Fergusonin te Mançester Junajtid

Zhoze Murinjos nuk i pëlqen aspak klima e rënduar që ka përfshirë klubin e zikaltërve gjatë kësaj periudhe. Sipas disa zërave, portugezi mezi po pret që të vijë viti 2011 që të përfundojë kontratën që e mban të lidhur tek Interi, për t’u rikthyer në Premier Ligë. Ndërmjet bastexhinjve të jashtëm, ka disa që mendojnë se ai do të zërë vendin e Sër Aleks Fergusonit. Sipas bastexhinjve të Viktor Çendler, Murinjo është favoriti për vendin e trajnerit të ardhshëm të Mançester Junajtid. Por trajneri i zikaltërve e sfidon edhe Martin O’Nil, i cili gjatë këtij viti është kujdesur më së miri për ta mbajtur skuadrën e Aston Vilës në majat e Premier Ligës. Ndonëse ka shumë pak mundësi, flitet edhe për një pretendent të tretë për drejtimin e “Djajve të Kuq”, pikërisht për Fabio Kapelon.