30 janar 2009

Të gjithë të çmendur pas Davide Santon

Davide Santon është zbulimi më i ri i Interit të Zhoze Murinjos. Mbrojtësi 18-vjeçar gjatë dy ndeshjeve të fundit ku është aktivizuar si titullar me fanellën e kampionëve të Italisë, i ka bërë për vete të gjithë kritikët e futbollit. Tekniku interist e përkufizon Santonin si një “fëmijë me të ardhme”, ndërsa të përditshmet italiane e shikojnë atë si e ardhmja e Kombëtares së Marçelo Lipit. Santon ka zëvendësuar më së miri brazilianin Maksuell ndaj Sampdorias e Katanias. Ndërkaq, të përditshmet italiane në dy ndeshjet që ka luajtur Santo e kanë vlerësuar talentin e ri me nota maksimale. Me notën shtatë e ka vlerësuar e përditshmja “Gazzeta dello Sport”, paraqitjen e tij ndaj Katanias, ndërsa “Corriere della Sera” me notën 7.5. Tashmë përveç grindavecit Baloteli, Interi ka zbuluar xhevahirin e radhës, i cili quhet Santon.