31 janar 2009

Fergi refuzon përfaqësuesen olimpike

Sër Aleks Ferguson ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë drejtues i skuadrës olimpike të Britanisë së Madhe në Olimpiadën e Londrës në 2012-n. Trajneri i Mançesterit, fillimisht kishte biseduar me kryeministrin anglez, Gordon Braun dhe drejtorin e komitetit organizativ të këtyre lojrave, Lord Ko, të cilët i kishin propozuar marrjen e stolit të kësaj përfaqësuese, pas një viti. Por në daljen e djeshme për shtyp, tekniku skocez dreklaroi se nuk është i gatshëm për të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë. “Jo, nuk dua të drejtoj skuadra kombëtareje”, tha në 200-vjetorin e botimit të revistës së klubit, “Inside United”. “Kur të mbaroj karrierën time këtu dua që të meritoj një shpërblim. Pasi të largohem që këtu do t’i them fund edhe trajnimit”.