30 janar 2009

Nuk pranuan testin ati-doping, dënohen një vit

Lojtari i Napolit Daniele Mannini dhe ai i Breshias në Serinë B Davide Possanzini janë dënuar me një vit largim nga fusha e blertë pasi kanë refuzuar ti nënshtrohen testimit për Doping. Dënimi i dhënë më parë për 15 ditë, është zgjatur për një vit nga Gjykata Sportive në Lozan. Ndaj tyre nisi një process hetimor pas refuzimit që i bënë testit të Dopingut në dhjetor të vitit 2007 në ndeshjen Brescia-Chievo në Verona. Për këtë, Komiteti Kombëtar Olimpik Anti-Doping në Itali i dënoi ata me 15 ditë largim nga fusha e lojës. Por, kjo nuk është parë e mjaftueshme nga Agjensia Botërore Anti-Doping, e cila e ka zgjatur dënimin në një vit të plotë.