30 janar 2009

Guardiola i ngazëllyer me dygolёshin e Krkic

Trajneri i Barcelonёs, Pep Guardiola, ishte i ngazëllyer me dy golat e Bojan Krkic nё fitoren e mbrëmshme ndaj Espanyolit nё garёn pёr Kupёn e Mbretit.
Krkic shёnoi dy herё nё fitoren prej 3-2, qё i mundësoi Barcelonёs tё kalojё nё rundin e ardhshёm tё kësaj gare. “Jam i ngazëllyer ta shoh atё tё bёjё kёtё. Jam i lumtur dhe shpresoj tё vazhdojё. Ai pati njё ndeshje shumё tё mirё dhe goli i dytё ishte shumё i bukur. Ai ka pasur shumё fat”, ka thёnё Guardiola. “Gjёrat po shkojnë mirё. Por ne nuk mund tё shkojmë kundër vetvetes. Disa njerëz besojnë se rezultatet thjesht ndodhin, por kёtu ka njё punё shumё tё rëndё qё çon drejt gjithё këtij rezultati”, ka shtuar spanjolli.