29 janar 2009

Pepe:Barcelona do te deshtoi


Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, mendon se Los Merengues do ta arrijnë Barcelonën, pasi që Balugranët nuk do të mund të luajnë kështu deri në fund të sezonit. Ndërkohë që është shprehur i sigurt që skuadra e tij do të arrijë sukses në Ligën e Kampionëve.
“Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, ndërsa është e pamundur që Barcelona të luajë me këtë ritëm deri në fund”. “Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të jemi të gatshëm kur ata të humbin. Askush nuk duhet t’i mohojë mundësitë tona për t’u rikthyer në garën për titull”. “Sa i përket Ligës së Kampionëve, për mua do të ishte ëndërr po ta fitonim atë. Ndërsa mendoj se ne vetë e kontrollojmë fatin tonë. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjërin front”, ka përfunduar Pepe.