30 janar 2009

Kaka i kursen 20 milionë K.Ronaldos

Intrigë në Madrid: Kristiano Ronaldo, apo Kaka? Që kur Kalderon dha dorëheqjen, të gjitha operacionet e merkatos duken të paralizuara, sidomos për muajin qershor, atëherë kur duhet të vijë patjetër një emër i madh. Më të përfolurit mbeten braziliani dhe portugezi. Vetëm se përreth tyre ka një intrigë. “Topi i Artë” në fuqi, sipas asaj që thuhet në Spanjë, jo vetëm kishte arritur një marrëveshje me Kalderonin, por kishte firmosur edhe një parakontratë, që parashikon pagimin e një dëmshpërblimi prej 20 milionë eurosh, në rast se refuzon transferimin te Reali. Megjithatë, tashmë që në plan të parë për të marrë presidencën e klubit është Perez, gjithçka duket se do të hidhet në erë. Pasi objektivi i vërtetë i presidentit të ri është braziliani Kaka, për të cilin gjithsesi, duhet të djersijë shumë për ta “rrëmbyer” nga Milani.