29 janar 2009

Diego Milito prish festën e Bekhamit

Interi arratiset 8 pikë larg, por Ançelotin nuk e shqetëson shumë ky fakt. Edhe pse barazimi i “San Siros” ndaj Xhenovas gjatë minutave të fundit i ka lënë një shije të hidhur teknikut kuqezi: “Nuk arritëm të merrnim një fitore, të cilën e meritonim. Më vjen keq për këtë hap fals, sepse skuadra gëzon një formë të mirë, e për më tepër, në sulm po luan në mënyrë fantastike. Por megjithatë, shpresat tona për të fituar titullin janë akoma të shumta dhe tetë pikë nuk janë shumë”, vazhdon ai. Ndeshja – “Përforcova skuadrën duke vendosur një qendërmbrojtës më
shumë, e më vjen inat që pikërisht në atë moment pësuam gol. E njëjta gjë na ka ndodhur edhe me Romën. Nga pikëpamja defensive kemi bërë një ndeshje të mirë. Kurrë më parë s’e kisha parë skuadrën të presonte kaq shumë”. Bekham – Të paevitueshme, janë pyetjet mbi qëndrimin e Devid Bekham te Milani, i cili ndaj Xhenoas, arriti të shënonte golin e tij të dytë në katër ndeshje: “Po rezulton një lojtar fondamental, por të ardhmen e tij mund ta zgjidhë vetëm ai e jo unë”. Sherri – Në përfundim të takimit Milan-Xhenoa, Ançeloti ka debatuar me dikë në tribunë. Por tekniku kuqezi e minimizon në maksimum këtë episod: “Ishin vetëm dy presona antipatik, ndërsa tifozët e Milanit ishin 80 mijë. Nuk ka asnjë problem. Arratisja e Interit – Cili është dallimi ndërmjet Milanit e Interit? “Ne kemi ndryshuar shumë si skuadër, sivjet kemi shumë lojtarë të rinj. Ndërsa Interi po luan po me ata lojtarë, që luanin edhe në epokën e Mançinit.