31 janar 2009

Hoffenheim kthehet në krye të tabelës

Skuadra e Hoffenheimit ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në Rhein Neckar Arena kundër skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus, për ta rikthyer pozitën e parë të cilën ia mori të premten mbrëma Hamburgu.
Liderët e deritanishëm në Bundesliga shënuan nga një gol të dy pjesët të cilët mjaftuan për ta mposhtur Cottbusin. Demba Ba krijoi epërsinë për vendasit (28’), ndërsa Boubacar Sanogo e dyfishoi atë (63’). Me këtë fitore Hoffenheim rikthen pozitën e parë me dy pikë më shumë se Hertha dhe Hamburgu të cilat ndajnë pozitën e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta. Hertha Berlin me fitoren e sotme kundër Eintracht Frankfurtit ka zënë vendin e dytë me 36 pikë aq sa ka edhe Hamburgu në vendin e tretë. Fitore me rezultat prej 2-0 ka shënuar edhe Stuttgarti, i cili e ka mposhtur skuadrën e fundit në tabelë, Monchengladbach. Bayer Leverkusen ka barazuar si mysafir i Borussia Dortmundit me rezultat 1-1.