31 janar 2009

City do të transferojë tre lojtarë brenda dy ditësh?

Pasanikët e Manchester Cityt dëshirojnë të shpenzojnë 45 milionë funte brenda 48 orëve të ardhshme.
“Daily Mail” njofton se pronarët e klubit ua kanë dhënë dritën e gjelbër delegatëve të tyre të bëjnë transferimin sulmuesit të Blackburnit, Roque Santa Cruz, portierit të Newcastle, Shay Given, dhe mbrojtësit të Arsenalit, Kolo Toure. Përfaqësuesit e Cityt janë kthyer në Blackburn për të ofruar afër 20 milionë funte për shërbimet e Santa Cruz, pasi që ofertat e tyre të deritanishme janë refuzuar. Gjatë të shtunës ata do të bisedojnë me Arsenalin për të fituar shërbimet e Toure për 15 milionë funte, para se të finalizojnë gjërat me portierin e Newcastle, Shay Given.