29 janar 2009

Liverpuli nuk shkon dot më shumë se barazimi

Skuadra e Liverpulit nuk arriti të shkonte dot më shumë se barazimi 1-1 me Uiganin në transfertë. Me këtë barazim Liverpuli mbetet mbrapa Mançesterit në klasifikim dhe arrihet nga Çelsi. E para që kaloi në avantazh ishte skuadra e Liverpulit me anë të Benajun në minutën e 41-të. Uigani barazoi në minutën e 83-të më anë të Midos nga pika e bardhë e penalltisë. Pozitivisht javën e 23-të e mbylli skuadra e Çelsit, e cila arriti të fitojë 2-0 në fushën e vet me Midellsbroun. Për Çelsin arriti të shënojë dy herë Salamon Kalu në minutën e 58-të dhe 80-të. Me këtë fitore Çelsi arrin në kuotën e 48 pikëve, aq sa ka edhe Liverpuli. Ndeshjet e plota dhe renditjen pas javës së 23-të të Premier Ligës mund t’i gjeni me një klikim në logon e këtij kampionati në faqen tonë.