29 janar 2009

Udineze rikthehet tek fitorja përballë Juventusit

Skuadra e Udinezes me trepikëshin ndaj Juventusit më në fund i është rikthyer fitores në Serinë A. Në këtë përballje skuadra e vendase e Udinezes tregoi një shpirt të madh gare dhe në fund nuk mbeti pa u shpërblyer. I pari që shënoi për Udinezen ishte Kualjarela pas një aksioni të shkëlqyer në minutën e 20-të. Veç golit të shënuar vendasit arritën të rrezikonin edhe disa herë të tjera në pjesën e parë, e cila mbyllet me rezultatin minimal.Pjesa e dytë do të ishte akoma edhe më e bukur deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Në minutën e 74-t Udineze do të shënonte golin e dytë, këtë herë me sulmuesin tjetër, Antonio di Natalen. Ky gol i komplikoi mjaft punët e Juventusit, të cilët vetëm në minutën e 77-të arritën të ngushtonin diferencen me një penallti të ekzekutuar nga Jakuinta.Me këtë fitore Udineze koleksionon 26 pikë dhe ngjitet në vendin e 12-të. Juventusi arrin të ruajë vendin e dytë me 43 pikë, por rrit diferencën me Interin e vendit të parë dhe e ngushton me Milanin e vendit të tretë.