30 janar 2009

Tre javë moslojë për Fabianon

Sevilla do të jetë tre javë pa Luis Fabianon, pasi që braziliani ka pësuar një lëndim gjatë takimit të të enjtes mbrëma të Copa Del Rey kundër Valencias.
Fabiano është nxjerrë jashtë në minutat e fundit të takimit pas një ndërhyrjeje të Emiliano Morettit, ndërsa mjekët e skuadrës andaluziane kanë njoftuar se e ka dëmtuar gjurin e majtë dhe do të mungojë tre javë. Braziliani do të mungojë në derbin kundër Betisit dhe në takimin kundër Sporting Gijonit në La Liga, pastaj në takimin kundër Athletic Bilbaos në kuadër të Kupës së Mbretit, si edhe në një miqësore të Brazilit.