31 janar 2009

Huande Ramos: Ende të motivuar për luftë

Megjithëse Barcelona është 12 pikë përpara në renditjen e kampionatit, Realit duket se nuk mungon motivimi për të vazhduar garën, siç bën të ditur edhe trajneri Huande Ramos. Duke folur përpara ndeshjes së sotme ndaj Numacias, Ramos është shprehur: “Përkundër formës së mirë të Barcelonës mund të them se nuk më duhet të punoj shumë për të motivuar këtë skuadër, sepse lojtarët janë plot me oreks. I vetmi shqetësim për momentin është frika se mos dëmtohen”. Në një situatë të tillë nuk ka përse të mos mendohet kapja e Barcelonës në krye, ndonëse për momentin duket e vështirë. Këtë radhë madrilenët kanë mundësi t’i bëjnë presion, përderisa luajnë një ditë përpara katalanasve. “Ndaj Numacias na duhen patjetër të marrim tri pikët dhe të shohim më pas se çfarë do të bëjë Barça ditën tjetër, duke shpresuar që të ketë ndonjë frenim - ka thënë Ramos -. Merkato jam i kënaqur me grupin që kam dhe që besojë së tepërmi se mund të fitojë gjithçka”.