30 janar 2009

Xheremi Menez falënderon Romën

Mesfushori francez, Xheremi Menez, ndihet i kënaqur nga aventura e tij në Itali. Gjatë një interviste për ‘L’Equipe’, talenti francez krenohet me zgjedhjen e tij të disa muajve më parë: “Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur kur pranova të luaja për Romën. Jam i sigurt se duke luajtur mirë këtu, do fitoj edhe fanellën e Kombëtares”. Ndërkaq, përsa i përket merkatos, mësohet se dëmtimi i mbrojtësit Kaseti, i cili nuk do luajë për dy muaj, e ka bindur mbrojtësin e Romës, Kristian Panuçin, për të qëndruar deri në përfundim të sezonit te Roma. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë menaxheri i mbrojtësit italian, i cili ka konfirmuar qëndrimin e Panuçit pranë klubit kryeqytetas.