30 janar 2009

Ranieri: Juventusi nuk është aspak i lodhur

Klaudio Ranieri nuk e sheh aspak të lodhur skuadrën e Juventusit në prag të ndeshjes me Kaljarin në javën e 22-të të Serisë A. Kjo ndeshje vjen për Juventusin menjëherë pas humbjes me skuadrën e Udinezes të merkurën për javën e 21-të. “Nuk jemi të lodhur, -deklaron trajneri bardhezi. Për hir të vërtetës në ndeshjen me Udinezen thjesht nuk ishim kompaktë në veprimet tona”. Në ndeshjen me Kaljarin trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri, do të ketë të gatshëm Kielinin, por duhet të bëjë pa Xhovinkon dhe Kamoranezin. Ndeshja Juventus-Kaljari do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20:30.