31 janar 2009

“Muaj i ri, rezultate të reja”

Trajneri spanjoll i Liverpulit beson se klubi i tij do t’i japë fund rezultateve zhgënjyes në fillim të shkurtit, duke u kthyer edhe një herë tek loja e bukur dhe tek fitorja. Ai gjithashtu hodhi poshtë të gjithë zërat për lejimin e rikthimit të Robi Kinit te Totenhemi. Që prej fitores 5-1 në Njukasëll, Liverpuli ka marrë një seri barazimesh duke humbur 8 pikë në katër ndeshjet e fundit e në të njëjtën kohë edhe kryesimin e renditjes. Megjithatë, për trajnerin Benitez, ka ardhur koha që “të kutë” të ndryshojnë kapitull dhe të shgijojnë përsëri tripikëshat. Një fitore të dielën me Çelsin, përveç pikëve të vlefshme, do të largonte edhe një prej pretendentëvë kryesorë për titull. “Jemi të vetëdijshëm se në janar nuk fituam ndeshjet që i cilësonim si të fituara. Lajmi pozitiv vjen se muaji i tersllëkut (janari) përfundoi për ne dhe duhet të shpresojmë tek lufta për titull. Jemi tetë pikë më mirë se një sezon më parë dhe vetëm dy pikë larg kreut. Gjendemi në një një pozicion fantastik dhe nëse fitojmë me Çelsin, njerëzit do të mendojnë në tjetër mënyrë për ne. Ky është futbolli. Po e përsëris edhe njëherë se jemi në pozicionin më të mirë të 10-15 viteve të fundit dhe të gjithë jemi të kënaqur për këtë”.