30 janar 2009

Manchester Citi - Nga Njukasëlli vjen Shei Givën

Portieri i Njukasëllit, Shei Givën, iu nënshtrua kontrolleve mjekësore ditën e djeshme përpara se të hidhte firmën mbi kontratën e re me klubin e Mançester Sitit, i cili pagoi një shumë prej 8.5 milionë sterlina për të marrë shërbimet e tij. Ylli irlandez që luante për Njukasëllin që prej 11 vitesh ia bëri të qartë trajnerit Xho Kinar se, largimi drejt klubit tjetër ishte thjesht për kushte më të mira. Sipas kontratës së re, ai do të paguhet afro 86 mijë sterlina. Ndërkohë, një tjetër largim nga “Qymyrxhinjtë” është edhe ai i francezit N’Zobia, që kaloi në radhët e Uiganit për një shumë prej 6 milionë sterlinash.