30 janar 2009

Angjelloti meriton noten 4

Ançeloti është përfshirë në një debat gjatë përballjes me Xhenoan, njësoj si ai që Murinjo pati disa muaj më parë me një tifoz zikaltër në shkallët e “San Siros”. Pra, thelbi i debatit qe po ai: zëvendësimet që s’i kanë pëlqyer tifozerisë. Në pjesën e dytë, Ançeloti nxori nga loja Sedorfin, vendin e të cilit e zuri Senderos dhe zëvendësoi Paton me Ronaldinjon, e pikërisht në momentin që Milani ndodhej nën presionin e vazhdueshëm të Xhenoas. Me këto lëvizje, ai uli lëvizshmërinë dhe zotërimin e topit të skuadrës së tij, dhe ajo çka mori në këmbim qe goli i Militos. Thënë ndryshe: dy pikë të humbura ndaj Interit, të cilat e bëjnë titullin të duket më larg.