30 janar 2009

Reali nё bisedime pёr mbrojtësin e Interit, Maicon

Kampioni nё fuqi i La Ligёs, Real Madrid, ka kthyer interesimin kah mbrojtësi i kampionit tё Serie A, Inter, Douglas Maicon.
Agjenti i lojtarit brazilian ka filluar bisedimet me Realin qё para Krishtlindjeve, shkruan Marca, dhe kontaktet kanё vazhduar pavarësisht dorëheqjes sё Ramon Calderon. Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e sheh Maicon nё mesin e mbrojtësve mё tё mirё dhe do tё jetё vështirё tё lejojё qё ai tё largohet.