31 janar 2009

Marino kërkon një tjetër rezultat pozitiv

Udineze ka regjistruar një fitore të madhe, të mërkurën, kundër Juventusit, e cila pret t’i japë shkëndijën e duhur friulanëve për të regjistruar edhe një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e pasdites së sotme kundër Napolit. Sigurisht që bardhekaltrit e Edi Rejas vijnë nga një moment mjaft negativ, tri humbje radhazi, dhe padyshim që një tjetër hap fals do të ishte i patolerueshëm për Napolin. Pikërisht këtij i fakti i trembet edhe tekniku i Udinezes, Paskuale Marino: “Vijmë nga një fitore shumë e rëndësishme kundër Juventusit dhe duam të vazhdojmë të tregojmë se suksesi ndaj formacionit të Klaudio Ranierit nuk ishte thjeshtë një surprizë. Ndaj Napolit do të jetë një tjetër përballje e fortë, pasi ata vijnë nga tri humbje radhazi, por ne jemi të bindur se mund të përsërisim ndeshjen e zhvilluar ndaj Juventusit dhe të sjellim në shtëpi pikë të tjera të rëndësishme”.