31 janar 2009

Bardhekaltrit, dhjetë vjet pa fituar me kuqezinjtë

Lacio nuk e mund Milanin që prej 8 shkurtit të vitit 1998, kur bardhekaltrit fituan në “Olimpiko” me rezultatin 2-1. Që atëherë, gjatë 21 përballjeve në kampionat ndërmjet Milanit e Lacios, nëntë prej tyre kanë përfunduar barazim, kurse dymbëdhjetë të tjerat janë fituar nga kuqezinjtë. Edhe Karlo Ançeloti ka mundur dukshëm Delio Rosin me 7 fitore e 4 barazime, me vetëm 3 fitore në favor të teknikut bardhekaltër. Ndërkaq, sipas statistikave, trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, gjatë muajt shkurt arrin të marrë rendimentin më të mirë në krye të skuadrave që ka drejtuar. Gjatë këtij sezoni, Milani ka shënuar të paktën një gol gjatë njëzet ndeshjeve të luajtura në kampionat. I vetmi takim ku Milani nuk ka shënuar ka qenë ai i 5 nëntorit ndaj Kaljarit, 0-0. Sa për kuriozitet, Lacio është kundërshtari i preferuar i Andri Shevçenkos, i cili me Milanin ka shënuar 175 gola, 13 prej të cilëve Lacios.