31 janar 2009

Ndaj Udinezes, Edi Reja pret kundërpërgjigjen

Edi Reja tregon se skuadra e tij po kalon një periudhë të vështirë, por që për të nuk është problematike, pasi ka ende kohë për të rikuperuar: “Është hera e parë që po humbasim tri ndeshje radhazi, por nuk duhet të harrojmë se kemi arritur edhe shumë rezultate pozitive. Më duhet ta pranoj se ka pak rënie përsa i përket nivelit të lojës, tifozët janë të zhgënjyer dhe unë e di shumë mirë këtë, por duhet të kuptojnë se është një gjë krejtësisht normale të kalosh një moment negativ. U ndodh të gjithëve. Pastaj nuk mund të luash gjithmonë shumë mirë. Me pak fjalë, ne po kalojmë një periudhë të vështirë, por i kemi të gjitha cilësitë dhe mjetet për të rikuperuar”. Dhe trajneri i Napolit ka një zgjidhje për këtë situatë: “Të gjithë së bashku mund të dalim nga kjo gjendje. Kundër Udinezes duhet të jemi të kujdesshëm, por nuk na lejohen gabimet në shtëpi”.