29 janar 2009

Interi fiton lëhtësisht, Roma vazhdon përpara

Interi ka arritur të fitojë këtë javë në transfertë me skuadrën e Katanias 2-0. Humbja me Atalantën duket se e ka mobiluzuar skuadrën e Murinjos, e cila nuk lëshoi asgjë në këtë përballje. Interi kaloi në avantazh që në minutën e pestë të takimit me Dean Stankoviçin. Në minutën e 30-të del me karton të kuq për Interin sulmuesi Sulej Muntari duke e lënë ekipin në pjesën më të madhe të takimit me 10 lojtarë.Në të dytën Interi arrin të shënojë edhe një herë tjeter, këtë radhë me Zllatan Ibrahimiviçin. Ky gol i bëri shkrumb e hi shpresat e Katanias për të pretenduar ndonjë gjë nga ky takim. Me këtë fitore Interi e rrit diferencën nga ndjekësit më të afërt siç janë Juventusi dhe Milani. Fitore bindëse arriti edhe skuadra e Romës, e cila mposhti në “Olimpiko” Palermon me rezultatin e ngushtë 2-1. Për Romën shënoi Toti në minutën e 23-të dhe Brigi në fundin e pjesës së parë, ndërsa për Palermon pati barazuar përkohësisht Kavani në minutën e 31-të. Roma ngjitet në vendin e pestë me 36 pikë, një më pak se Xhenoa e vendit të katërt. Palermo mbetet në vendin e tetë me 32 pikë.