29 janar 2009

Sevilla eliminon Valencian nga Copa Del Rey

Sevilla ka arritur ta eliminojë Valencian nga Kupa e Mbretit falë një goli më shumë të shënuar në terren mysafir.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Mestalla kishte përfunduar me rezultat 3-2 në favor të Valencias, ndërsa takimi i të enjtes mbrëma i zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Sevillas, duke ia shuar shpresat Los Che që ta mbrojë titullin e Copa Del Rey. Në fillim të ndeshjes Valencia u tregua skuadër më e mirë duke krijuar epërsinë që në minutat e para (8’) me anë të Carlos Marchenas, mirëpo pas disa minutash andaluzianët u këndellën për ta fituar takimin. Fredi Kanoute barazoi rezultatin që në pjesën e parë (36’), ndërsa një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Sebastien Squillaci shënoi golin e fitores. Në gjysmëfinale Sevilla do të ndeshet me Athletic Bilbaon.