30 janar 2009

Mascherano: Kundёr Chelseat gjithçka ose asgjë

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se ndeshja kundër Chelseat duhet tё jetё “krejt ose asgjë”.
Argjentinasi ёshtё i vetёdijshёm pёr rёndёsinё e ndeshjes kundër Chelseat dhe se fitorja ёshtё mё se e nevojshme pёr ta mbajtur Liverpoolin nё garёn pёr titull. “Futbollistёt janë penduar qё kemi luajtur baras ndaj Evertonit dhe Wiganit. Kёto pikё mund tё jenё vendimtare dhe ёshtё mёkat qё i kemi humbur”, ka thёnё Mascherano. “Nuk ёshtё humbur gara pёr titull, por i kemi dhёnё rast Manchester United tё krijojё njё epërsi. Ndeshja e tё dielës do tё jetё si finale pёr ne. Gjithçka ose asgjë. Barazimi do tё ishte katastrofё, pasi United do ta shtonte epёrsinё dhe do tё ishte mё afёr titullit”, shton argjentinasi.