31 janar 2009

Anglezi lihet jashtë listës UEFA

Trajneri i Los Anxhelos Galaksi, Brus Arena, mohon çdo hipotezë mbi qëndrimin e Devid Bekhamit tek Milani: “Lajmet që vijnë nga Milano nuk na interesojnë, Devid do kthehet në Amerikë më 9 mars”. E sikur kjo deklaratë të mos mjaftonte, për dashamirësit e kuqezinjve që shpresojnë akoma në një qëndrim të anglezit në Milano deri në përfundim të sezonit, është hedhur poshtë kjo mundësi edhe me një tjetër fakt. Të shtunën, Milani duhet të paraqesë listën e lojtarëve të grumbulluar për Kupën UEFA, e nga burime të sigurta pranë shtëpisë kuqezi theksohet se emri i Bekhamit nuk figuron i shkruar. E për rrjedhojë, vështirë se anglezi do të qëndrojë në Milanelo deri në përfundim të sezonit. Kështu që, duke u bazuar tek deklarata e teknikut të skuadrës amerikane, si dhe te mosgrumbullimi i Bekhamit për Kupën UEFA nga Milani, gjithçka të bën të mendosh se “Spice-Boy”, më 8 mars do i japë fund aventurës së tij të mrekullueshme me kuqezinjtë