31 janar 2009

“Jo kandidaturës Spanjë-Portugali për Botërorin”

Nuk do të pranohen kandidaturat e përbashkëta për organizimin e Botërorëve 2018 e 2022. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i FIFA-s, Sep Blater, duke përjashtuar kështu propozimet e avancuara nga Spanja dhe Portugalia, apo edhe nga Belgjika, Luksemburgu e Holanda. Të hënën do të skadojë afati, brenda të cilit Federata Ndërkombëtare e Futbollit duhet të ketë në tavolinën e vet deklaratat e synimeve të të gjithë vendeve të interesuar. Në lojë, për momentin janë Anglia, Indonezia, Japonia, Katari, Rusia, Australia, SHBA-ja, Kina e Meksika. Vendimi në lidhje me organizimin e Botërorit të viteve 2019 dhe 2022, do të merret nga FIFA në dhjetor të vitit 2010. Ndër të tjera, presidenti Blater ka kundërshtuar fluksin e futbollistëve të rinj brazilian drejt Evropës. “Në këndvështrimin tim bëhet fjalë për një formë të re skllavërie”, ka cilësuar ai, duke kërkuar edhe ndihmën e autoriteteve braziliane.