31 janar 2009

Ranieri nuk heq dorë nga ideja e titullit

Humbja me Udinezen ka qenë vetëm një aksident i vogël dhe Ranieri nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet, ndonëse është gjashtëpikë larg Interit. “Nuk jemi të lodhur. Po të ishte kështu, nuk do ta kishim shtypur Udinezen në gjysmë fushën e sajpothuajse gjatë gjithë kohës. Mund të them vetëm se nuk ishim shumë kompaktë”. Juventusit i duhet patjetër një rikuperim kundër skuadrës së Alegrit, sepse kështu bardhezinjtë do të kishin mundësi t’i jepnin një sinjal Murinjos: Juventusi nuk heq dorë! “Ishim të vetëdijshëm që Interi është i fortë dhe vazhdojmë të mendojmë sesi mund t’u bëhemi pengesë. Kampionati është ende i gjatë, kështu që ka kohë”. Rikthehet Kielini – Tri pikë kundër Kaljarit janë shumë të rëndësishme për “Zonjën e Vjetër”. “Është e vërtetë që janë shumë të nevojshme tri pikët, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë, – ka pranuar Ranieri. – Kaljari është skuadra më në formë e momentit dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë”. Ranieri ka rikuperuar Kielinin, por duhet të bëjë pa Xhovinkon dhe Kamoranezin. “Nuk e di nëse francezi do të jetë në gjendje ta nisë që nga fillimi”. Kaljari – Kaljari do të zbresë në fushë pa kapitenin e saj, Diego Lopez, në ndeshjen që do të luajë sot me Juventusin. Mbrojtësi uruguaian nuk ka udhëtuar drejt Torinos me skuadrën e tij, për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes së të mërkurës kundër Sienës. Në vend të tij do të luajë Bianko. Ndërkohë që është rikuperuar edhe Robert Akuafreska, i cili është detyruar të largohet nga fusha të mërkurën për shkak të një dëmtimi. Janë nëntëmbëdhjetë lojtarë të grumbulluar nga Alegri, i cili në përfundim të stërvitjes gjatë mëngjesit të djeshëm ka lënë të kuptohet se mund të ketë sërish risi në formacion, përveç rikthimit të Marketit në portë. Rikthehet Del Piero – Juventusi do të jetë me Del Pieron kundër Kaljarit. Kapiteni i bardhezinjve do të rikthehet në formacion, pas mungesës në ndeshjen që është zhvilluar kundër Udinezes. Është rikuperuar edhe Tiago, i cili është në listë së bashku me Zanetin, edhe pse për këtë duhet pritur stërvitja e fundit për të kuptuar nëse do të jetë i disponueshëm, apo jo.