29 janar 2009

Ronaldo do të paguajë 20m € për ta prishur parakontratën me Realin?

Shtypi spanjoll sot ka njoftuar se lojtari më i mirë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar parakontratë me Real Madridin dhe nëse portugezi nuk u bashkëngjitet Mbretërve në verë, atëherë ai do t’u paguajë atyre dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.
“Sport” njofton se agjenti i syperyllit të Manchester United, Jorge Mendes, ka nënshkruar një parakontratë me tashmë presidentin e larguar të Realit, Ramon Calderon, gjatë kohës kur ai është në krye të Los Blancos. Gjithnjë sipas “Sport”, kjo kontratë ka vlerën prej 100 milionë dollarësh, dhe nëse Ronaldo e thyen atë, atëherë ai duhet t’u paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim Mbretërve.