30 janar 2009

Racizmi gjerman, tifozët qujnë “majmun” yllin nga Gana

E ardhur në vëmendje të sportdashësve për sjellje raciste ndaj futbollistëve, Gjermania kësaj here është përfshirë në debatin racist ndaj yllit të futbollit Asamoah. Ky i fundit është bërë synim i sulmeve të tifozëve të skuadrës së Carl Zeiss Jena, pas humbjes që kjo shënoi me Schalke 04. Tifozët e Jena’a, gjatë gjithë takimit, sa herë që Asamoah merrte topin e thërrisnin atë "Majmun". Gjatë një proponzimi për media, ylli i futbollit me origjinë nga Gana, u shpreh se ndihej mjaft i fyer nga racismi i tifozëve gjermanë.