31 janar 2009

Paparesta: Moxhi nuk më ka mbyllur kurrë në tualet

“Më në fund mund të deklaroj të vërtetën e atij 6 nëntori të vitit 2004: Nuk jam mbyllur kurrë në tualet nga Luçiano Moxhi”. Xhanluka Paparesta, ish-gjyqtari i përfshirë në skandalin e “Calciopoli”-t, ka treguar ngjarjen e shumëpërfolur në një intervistë për televizionin italian, “La7”. “Është e vërtetë që Moxhi dhe Xhiraudo hynë me forcë në dhomën time të zhveshjes, duke protestuar ashpër për arbitrimin tim, si rrjedhojë e faktit që nuk akordova një penallti në favor të bardhezinjve, në atë ndeshje kundër Rexhinës, të përfunduar 2-1 në favor të kalabrezëve, por Moxhi nuk më ka mbyllur kurrë me çelës në tualet”.