31 janar 2009

Dunga fton Amaurin për ndeshjen ndaj Italisë

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Dunga, e ka ftuar Amaurin për ndeshjen miqësore me Italinë, pasi Luis Fabiano ka ra nga kombinimi për shkak të lëndimit.
Amauri një kohë të gjatë ka qenë në dyshime se për cilën kombëtare do të luajë, vendlindjen e tij Brazilin, apo Italinë, ku është afirmuar si futbollist.Të dyja kombëtaret një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se do ta ftojnë futbollistin, por Brazili ishte në epërsi për shkak se Amauri ende nuk është pajisur me pasaportë italiane.Amauri nuk u gjend në listën e parë të Dungas për ndeshjen e 10 shkurtit kundër Italisë, por pas lëndimit të Luis Fabianos, i cili do të pauzojë për dy javë, trajneri brazilian ftoi sulmuesin e Juventusit.