30 janar 2009

Blackburn refuzon edhe njё ofertё pёr Santa Cruz

Manchester City ka pohuar se ka dërguar edhe njё ofertё tjetër pёr sulmuesin e Blackburnit, Roque Santa Cruz, por se edhe kjo ёshtё refuzuar.
City nuk heq dorё nga synimi pёr ta angazhuar Santa Cruz, edhe pse oferta e këtij klubi disa herё ёshtё refuzuar nga Blackburn. Sё fundi edhe vet lojtari ka deklaruar se dëshiron tё largohet nё drejtim tё Manchesterit, por kështu nuk mendon trajneri Sam Allardyce, qё ka refuzuar edhe ofertёn e fundit pёr tё. “Mbrёmё dërguam njё ofertё mё tё mirё tek Blackburni pёr Roque Santa Cruz, por u refuzuam. Kemi bёrё ofertё edhe tek Newcastle pёr shërbimet e Shay Given, por ende presim përgjigje”, ka thёnё menaxheri i Cityt, Mark Hughes.