31 janar 2009

Venger: Sa afër e larg Arshavinit

Duke folur në konferencën e së premtes, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger përgënjeshtroi komentet e medias lidhur me afrimin e Andrei Arshavinit. Ai saktësoi se nuk ka bërë ende kërkesë për lejë pune për mesfushorin rus. Pyetjes nëse kontrata me lojtarin është shumë pranë hedhjes së firmave, francezi iu përgjigj me një buzëqeshje të hollë, gjë që la të kuptohej se ende nuk është konkretizuar ndonjë transfertë. “Të jesh pranë firmosjes me dikë do të thotë shumë. E rëndësishme është se për momentin ne nuk kemi asnjë marrëveshje transferimi. Lidhur me Arshavinin, ne do të përpiqemi të japim më të mirën që mundemi, duke respektuar kushtet tona. Kur hidhesh në sulm për një lojtar do të thotë se ai të nevojitet në skuadër, por jo se duhet të bësh mbivlerësim përsa i takon eurove”.