29 janar 2009

Zeniti ofertë zyrtare Juventusit për Jakuintën

Zeniti i Shën Pietërburgut i ka bërë një ofertë zyrtare skuadrës së Juventusit për sulmuesin Vinçenco Jakuinta. Oferta drejt Juventusit është 10 milion euro, shifër kjo e kënaqshme për klubin italian. Drejtuaesit e Juventusit janë duke parë seriozisht mundësinë e kalimit të lojtarit në kampionatin rus. Për klubin çështja mund të zgjidhet me anë të parave, por është vetë dëshira e lojtarit ajo që do të vendosë për të ardhmen e tij. Për Jakuintën do të ishte një sakrificë e madhe të kalonte në kampionatin e largët rus.