29 janar 2009

Lacio, Broki pëson ndrydhje në kaviljen e majtë

Mesfushori i Lacios, Kristian Broki, ka pësuar një ndrydhje në kaviljen e majtë në stërvitjen e sotme me ekipin e tij. Futbollisti i është nënshtruar menjëherë vizitave të hollësishme në klinikë. Lëndimi i Brokit e ka shqetësuar mjaft trajnerin e Lacios, Delio Rosi, i cili duhet të mendojë edhe për kapitenin Roki. Roki ka pësuar një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë, dhe është duke u rikuperuar. Lacio ndeshjen e radhës në Serinë A këtë fundjavë do ta luajë në fushën e vet përballë Milanit. Kujtojmë që Kristian Broki është dhënë tek Lacio nga Milani në formë huazimi.