30 janar 2009

Rivera kritikon rëndë sjelljen e Mario Balotelit

Xhani Rivera, ish-kampioni i Milanit, gjatë një interviste për të përditshmet italiane e ka komentuar ashpër çështjen “Baloteli”: “Për mendimi tim, Mario bën një gabim të madh duke u sjellë në atë mënyrë. Ai krijon përçarje ndërmjet klubit dhe trajnerit. Kjo rrugë e zgjedhur prej tij, padyshim që nuk është më e mira. Personalisht nuk arrijë ta kuptoj sesi një lojtar aq i ri sa ai, refuzon të mos grumbullohet me Interin ndaj Katanias. Në kohën time nuk tregoja që isha i dëmtuar vetëm e vetëm për t’u grumbulluar me skuadrën e parë”. Xhani Rivera, i pyetur se çfarë këshille do t’i jepte talentit zikaltër ka komentuar: “Baloteli duhet të pranojë rregullat e Murinjos, të cilat vlejnë shumë dhe të punojë për të qenë gati kur t’i jepet mundësia”.