30 janar 2009

Ferdinand: Edhe pa mua skuadra fiton

Rio Ferdinand ka afro një muaj që nuk luan me skuadrën e tij pas një dëmtimi në pulpë, por aktivizimi në ndeshjen e së martës me Uest Bromuiçin i ka risjellë probleme. Ndonëse Ferdinand e ndiente se mund të luante më tepër, Sër Aleks Ferguson vendosi ta zëvendësojë në pjesën e dytë të takimit. “Mund të luaja më tepër me Uest Bromuiçin, por trajneri e mendoi më të arsyeshme që të dilja. Më vjen mirë për këtë. Nuk kam asnjë problem për vendimin e Fergusonit. Tani sapo u ktheva nga dëmtimi që më mbajti jashtë fushe për katër javë dhe them se është ende herët për ta luajtur një ndeshje të plotë. Më vjen mirë që skuadra nuk e vuan mungesën time. Gjatë kohës që nuk kam luajtur, “Djajtë” morën kreun e renditjes me dy pikë më shumë se ndjekësit dhe nëse fitojmë ndeshjen e prapambetur, thellojmë akoma më shumë diferencën”.