31 janar 2009

Borrielo i pafat, edhe dy muaj jashtë fushave

Morko Borrielo vazhdon të jetë i pafat, pasi do të qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për dy muaj të tjerë. Sulmuesi qëndron jashtë formacionit të Milanit prej kohësh për shkak të një dëmtimi të pësuar në kofshën e djathtë. Borrielo ka kryer një vizitë tek profesor Martens, dhe ky i fundit i ka komunikuar se i duhet një kohë më e gjatë për t’u rikthyer me Milanin. Borrielo është larg fushave që prej 2 muaj e gjysmësh, që në ndeshjen përballë Leçes për fazën e parë. Sulmuesi shfaqi probleme që në ndeshjen kundër Rexhinës në muajin nëntor, në të cilën shënoi golin e parë dhe të vetëm në këtë kampionat. Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Ançeloti në fillim të muajit prill, kohë në të cilën mund t’i shërbejë Milanit në ndeshjet e Kupës Uefa.