30 janar 2009

Zambrota - Mbrojtësi kërkon më shumë vëmendje në minutat finale

Xhanluka Zambrota sërish ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë për Milanin, e megjithatë ai nuk e përjashton veten si fajtor për barazimin që i dhuruan Xhenoas. “Sigurisht që prisnim të merrnim më shumë nga një ndeshje e dominuar prejnesh. Por përveç kësaj, kjo është e disata herë që në minutat finale i dhurojmë kundërshtarit golin e barazimit. Ndryshe nga pjesa e parë, gjatë 45-minutëshit të dytë lodhja u ndje shumë. Gjithsesi, ne besonim se mund t’i merrnim tri pikët. Sa për skuadrën e Gasperinit, ajo duhet përgëzuar për ritmin e lartë dhe presionin e minutave të fundit ndaj nesh, por gjithashtu edhe Abiati, i cili shpëtoi portën tonë me disa pritje të jashtëzakonshme. Shpresojmë që gabime të tilla të mos i përsërisim në të ardhmen. Kampionati është ende i gjatë dhe ne vazhdojmë të besojmë akoma tek fitimi i titullit kampion”, u shpreh Zambrota.