31 janar 2009

Di Stefano bekon Raulin: Do ma kalojë!

Legjenda e Realit të Madridit, Alfredo di Stefano mban një rekord prej 307 golash të shënuar me fanellën e klubit të spanjoll. Gjithsesi, kapiteni Raul është vetëm një gol më pak se ai dhe i ka të gjithë shanset për ta thyer rekordin shumë vjeçar. Në fakt, Di Stefano ndihet mirë që një rekord të tillë do ta thyejë pikërisht Rauli, sepse sipas tij kapiteni madrilen e meriton. Flitet për rekorde dhe ju keni shënuar plot 307 gola për Realin. Ndërsa Rauli gjendet vetëm një hap prapajush... Të them të drejtën, pas kaq shumë vitesh nuk më duket si gjë shumë e rëndësishme nëse thyhet apo jo. Rauli është një futbollist i shkëlqyer që e meriton ta thyejë një rekord të tillë. E njoh prej shumë vitesh dhe ai është një person i thjeshtë dhe jo si shumë futbollistë të sotëm me karakter që s’më pëlqen aspak. Ai është madrilen 100%. Përsa i përket rekordit tim, dua të them se unë nuk kam menduar aspak për të. Kam dhënë gjithmonë më të mirën për Realin, duke u munduar të bëj detyrën. Nëse do kisha menduar për rekordin, atëherë gjërat do ishin më ndryshe. Gjithsesi, sot luhen më shumë ndeshje. Ju shënuat 307 gola në 396 takime, ndërsa Rauli ka shënuar një më pak në 682… Është një rekord i jashtëzakonshëm. Raul ështënjë djalë i shkëlqyer, i cili ka punuar gjithmonë më seriozitet. Me të vërtetë që unë kam shënuar shumë gola, madje jo vetëm me Realin, por edhe me klubin para tij. Gjithsesi, te Rauli duhet vlerësuar fakti se ka luajtur më shumë ndeshje, madje me një kalendar më të ngjeshur. Një gjë e tillë kërkon shumë punë, në mënyrë që të administrosh fuqitë fizike në mënyrën eduhur. Kur flitet për Raulin si futbollist, kurrë s’dëgjohet të thuhet se meriton notën 10 për aftësitë specifike që zotëron. Thjesht thuhet se meriton notën 7 ose 8 për shumë cilësi... Të gjithë e njohin dhe bëhet fjalë për një bashkim shumë të mirë aftësisht, por të flasësh për notën dhjetë është shumë e vështirë te çdo futbollist. Të jeni të bindur se treguesi më i qartë që Rauli është një futbollist i shkëlqyer është fakti që ka luajtur shumë deshje dhe ka qëndruar gjatë me një skuadër të vetme, pikërisht Realin e Madridit. Tani nuk është njësoj si më parë, gjithsesi prania e tij në fushë është e rëndësishme. Nuk është një sulmues i mirëfilltë. Është tipi i sulmuesit, që e merr topin vetë dhe nuk e pret atë. Por më e rëndësishmeështë se luan shumë për ekipin. Mund ta krahasoni atë me ndonjë lojtar të kohës suaj? Gjërat janë shumë ndryshe, Atëherë nuk luhej me 4-4-2, ose 4-2-3-1, por me taktikën 5-5. Të gjithë në mbrojtje dhe të gjithë në sulm. Sulmuesit punonin shumë, pasi luanin edhe si mesfushorë. Futbollistë si Marsal, Pushkash, Kopa, Kanarie e shumë të tjerë, i shikoje gjatë gjithë ndeshjessa në qendër të mesfushës, sa te zona kundërshtare. Gjithsesi, Raul është një futbollist që punon shumë në fushë dhe kjo i jep merita. Por për një lojtar si Mesi çfarë mendoni? Është një lojtar shumë i talentuar dhe ajo që ka më shumë rëndësi, synon të arrijë objektiva të mëdhenj. Kur një futbollist ka objektiva, ai punon shumë dhe bëhet më i fortë. Mesi është tipi i lojtarit që vështirë se mund ta ndalosh. Ai mund të bëjë diferencën në çdo moment. Gjithsesi, unë do të isha i aftë ta ndalojë. Mjafton t’i nxjerrësh këmbën e djathtë, për ta paraprirë lëvizjen e tij dhe më pas do jetë shumë e lehtë të parashikosh se çfarë lëvizje do të bëjë. Por, dua të them se edhe Roben është një lojtar i tillë, me shpejtësi dhe driblim të mrekullueshëm.