31 janar 2009

Rikthehet Superliga shqiptare pas një muaji pushimi

Superliga shqiptare rikthehet sot pas afër një muaji pushimi për shkak të festave të fundvitit dhe merkatos së janarit. Java e 18-të do të verë përballë tyre dy ekipet e kryeqytetit, Dinamon dhe Tiranën. Kjo është ndeshja kryesore për këtë javë, e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 17:00. Ndeshja e dytë për nga rëndësia, ajo mes Shkumbinit dhe Vllaznisë kryesuese, do të luhet në orën 14:00 në stadiumin e Peqinit. Teuta e Durrësit do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Elbasanit. Kjo e fundit ka qenë shumë aktive në këtë merkato. Besa në letër pritet ta ketë të lehtë me skuadrën e Lushnjës në stadiumin e saj. Partizani do të udhëtojë për në Ballsh ku do të ndeshet me vendasit e Bylisit. Kryeqytetasve i duhet patjetër një rezultat pozitiv për të dalë nga gjendja e vështirë që ndodhen. Flamurtari i Vlorës do të presë në fushën e vet Apoloninë e Fierit.Ndeshjet do të luhen në orën 14:00, veç derbit Dinamo-Tirana që do të luhet në orën 17:00. Përballjet e javës së 18-të dhe renditjen e skuadrave të Supërligës mund t’i gjeni në logon e kampionatit tonë në hoımepage.