31 janar 2009

Mançester Junaited garon sot për javën e 24-t

Kryesuesit e kampionatit anglez, kampionët absolutë të Mançester Junaited, do të luajnë sot ndeshjen e javës së 24-t. Skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson do të presë në fushën e vet skuadrën e Evertonit në orën 18:30. Mançesteri, megjithëse ka një ndeshje më pak, udhëheq i vetëm me 50 pikë, dy më shumë se Çelsi dhe Liverpuli që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë. Evertoni ndodhet në vendin e gjashtë me 37 pikë duke realizuar deri tani objektivin e vet. Në ndeshjet e tjera Aston Vila do të presë në fushën e vet Uiganin. Arsenali i vendit të pestë do të presë Uest Hemin. “Topçinjtë” janë 5 pikë mbrapa Aston Vilës së vendit të katërt, dhe zona e Ligës së Kampioneve po vështirësohet gjithnjë e më shumë për ta.Dy ndeshje do të luhen nesër, ku mes tyre do të jetë edhe ajo më e rëndësishmja, Liverpul-Çelsi, në orën 17:00. Këto dy skudra kanë kryesuar për pjesën më të madhe kampionatin anglez derisa u rikthye fuqishëm Mançester Junaited.Çiftet e plota të kësaj jave dhe renditjen e Premier Ligës angleze mund t’i gjeni me një klikim në logon e këtij kampionati në homepage.